Header

Olivia Rodrigo do të sjellë albumin e ri

Më 8 Shtator do të publikohet albumi i dytë i shumëpritur i këngëtares amerikane Olivia Rodrigo me titull “Guts”.

“Jam shumë krenare për këtë  album dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju”- shkroi këngëtarja në rrjetet sociale duke surprizuar jo pak fansat.

Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga e titulluar “Vampire”, të cilën Rodrigo e njoftoi vetëm disa javë më parë. Kënga, që vjen më 30 Qershor, do të shënojë këngën  e parë të fituesit të ‘Grammy’ që nga viti 2021.

Rodirgo u bë e njohur për publikun në mbarë botën në moshën 17-vjeçare me këngën e saj të të parë “Drivers License”.

Pas suksesit të kësaj kënge ajo publikoi albumin “Sour” me 11 që i dha Rodrigos tre çmime ‘Grammy’ dhe kryesoi listat e Billboard.

 

You may also like ...