Miley Cyrus tregoi gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “W Magazinë”, se akoma nuk e di nëse dëshiron të këtë fëmijë apo jo sepse ndihet sikur fansat janë si fëmijët e saj.
“Jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në një farë mënyre. Kam dëgjuar edhe Dolly-n të thotë të njëjtën gjë, sepse nuk kishte fëmijë”– tha ajo.
5 vite më parë Miley ka shprehur të njëjtën gjë, duke treguar nuk dëshiron të bëhet mami sepse fillimisht dëshiron që të luftojë kundër mendimeve dhe paragjykimeve se gratë duhet vetëm që të popullojnë planetin.
“Presin nga ne që të popullojmë planetin dhe kur nuk e kemi në plan ta bëjmë apo qëllim na paragjykojnë. Nëse nuk do të bësh fëmijë, njerëzit ndiejnë keqardhje për ty, sikur je e pashpirt. Pse na kanë mësuar që dashuria do të thotë të vendosësh veten në vend të dytë? Nëse e do veten, atëherë e vë në vend të pare”– ishte shprehur kengetarja.
- Lady Gaga reagon mbi lajmet e shtatzënisë!
- Temperaturat globale thyejnë rekorde për 12 muaj rresht/ Maji i 2024-ës, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë