Mes angazhimeve të saj të Javës së Modës në Paris, modelja pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar qytetin e dashurisë së bashku me të dashurin e saj të përfolur Bad Bunny, shkruan PageSix.
Në fakt, çifti flitet se rezervoi Luvrin për një takim nate.
Jenner publikoi një sërë fotografish në Instagram, madje edhe një imazh duke pozuar pranë pikturës së famshme Mona Lisa.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe dukej tejet elegante. Por, gjëja që ra në syrin e ndjekësve të saj ishte se modelja e njohur ishte zbathur.
Shumë prej përdoruesve ndanë teoritë e tyre pse milionerja ishte pa këpucë në këtë muze.
“E kuptojmë. Je aq e pasur sa mund ta kesh Luvrin për vete gjatë natës vetëm që ti të ecësh zbathur”, komentoi një përdorues. Një tjetër e pyeti se “ku i kishte këpucët”.
Ndonëse veshja e këpucëve është një rregull i pashprehur në shumicën e objekteve të brendshme, Luvri nuk thotë se këpucët kërkohen brenda muzeut.
- Befason Victoria Beckham: David nuk më ka parë kurrë ‘pa i lyer vetullat’
- Temperatura deri në 39 gradë celsius…por e marta sjell reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë