![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/ODA0NDQ1YCUgUjh3fkptMGMKbC04E2NmNBJ0Zn4AfXxxSGEiOF0qNiRAIWo2Qzo0IEc-aiFdYCUxWWEyYB4rLTJAIiUoHiopI1UqazAHfCFyA3YgfAF-JngdenY0V2J9IAgvaTQEdnxxBHpwZAR5fGNN.webp)
Një shënim i shkruar me dorë nga themeluesi i Apple, Steve Jobs, ka arritur një rekord duke u shitur 175.759 dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar.
Në fakt në letër është shënuar një reklamë për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin Steven Jobs, në vitin 1976.
Shënimi përmban hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs. Në shënim janë përfshirë edhe adresa dhe numri i telefonit të prindërve të tij, që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.
Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 dollarë.
-
U godit në fytyrë me fishekzjarre; reagon Ellie Goulding, tregon gjendjen e saj!
-
Hoqi dorë nga turnetë muzikor, Miley Cyrus rrëfen për herë të parë arsyen