Parisi do të emërojë një rrugë sipas legjendës së muzikës David Bowie, i pari në botë që do të nderojë këngëtarin që vdiq tetë vjet më parë.
Rue David Bovie, që mban emrin e një prej muzikantëve më me ndikim dhe më të shitur të shekullit të 20-të, do të hapet zyrtarisht në lagjen e 13-të të Parisit në bregun e majtë të qytetit.
Kjo u rrugë u ndërtua së fundmi si pjesë e një rinovimi të madh lagjeje.
Rruga, rreth 50 metra e gjatë, ishte e njohur më parë për urbanistët me emrin e punës “VoieDZ/13”. Nuk ka asnjë të dhënë që Bowie të ketë rrugën e tij askund në botë. Bowie, i cili vdiq më 10 janar 2016 nga kanceri në mëlçi, do të festonte ditëlindjen e tij të 77-të të hënën.
Paris luajti një rol më pak të rëndësishëm në jetën e Bowie sesa Londra, Berlin dhe Los Angeles, por kultura franceze e teatrit avangardë ndikoi në stilin e tij vizual.
- Golden Globe/ Margot Robbie vishet si “Superstar Barbie” i vitit 1977 me fustan rozë “Armani”
- Chiara Ferragni sërish në telashe, një vepër tjetër bamirësie nën hetim!