Nicki Minaj është penduar për ndërhyrjet kirurgjikale në trupin e saj. Në një intervistë për “Run-Through With Vogue” ylli i muzikës ka treguar për ndikimin e dikurshëm të ndërhyrjeve dhe si ka ndryshuar mendimi i saj lidhur me to.
“Ta garantoj, nëse ndryshon diçka në trup dhe bën një ndërhyrje kirurgjikale, me gjasë, jo përfundimisht por me gjasë, do kthesh kokën pas një ditë dhe do thuash ‘isha mirë ashtu siç isha. Dhe kjo është ajo që më ndodhi. S’mundja as t’i besoja fotove që dikur s’më pëlqenin”, ka thënë ajo.
“Nuk më pëlqente që isha e dobët, që kisha një prapanicë të sheshtë, gjoks jo shumë të ngritur. Ishin shumë gjëra”.
Këngëtarja mendon se djali i saj 3-vjeçar e ka ndihmuar të ndryshojë mendim. “Mendoj se shtatzënia ka luajtur një rol sepse djali im më kujton shumë veten. Veten time të vërtetë. Dhe më bëri të mendoja pse nuk e pëlqeja unë këtë? Shumë e çuditshme. Por të shihja fotot e vjetra, të mund t’i shihja më bëri të kuptoja, “këto foto të vjetra janë të bukura’”.
Kohët e fundit Minaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje për zvogëlim gjoksi, gjë që e ka rrëfyer në numrin e ri të “Vogue”.
- “Now And Then” e The Beatles në krye të top-listave
- Vendet më të lumtura në botë 2023, ja ku renditet Shqipëria