Header

Nga mikrofoni në fushën e blertë, MC Kresha nis aventurën në futboll

Mc Kresha ka deklaruar disa herë se po mendon të tërhiqet nga muzika, duke thënë se nuk mund ta vijojë përgjithmonë profesionin e reperit.

E po ashtu disa herë ka thënë se po të mos ishte bërë muzikant, do bëntë diçka q? ka lidhje me sportin.

E duket se ai do i bëjë të dyja. Kresha është një tifoz i zjarrtë i furbollit. Dhe pikërisht me futboll do merret në të ardhmen.

Ai ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e trajnerit të futbollit. Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFAS-s për licensë në kategorinë C.Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.

You may also like ...