Header

Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj

Tina Knowles, nëna e Beyonce ka ndarë disa kujtime nga fëmijëria e së bijës. Në një intervistë për Vogue, ajo ka kujtuar vitet përpara se vajza e saj të bëhej e famshme dhe ka zbuluar se Beyonce ishte një fëmijë “shumë i turpshëm”.

“Beyonce ka qenë shumë e turpshme dhe pak e frikësuar. Ditën që ajo u ngrit për dikë, ajo nuk u ngrit për veten e saj. Jam shumë e emocionuar duke folur për të, nuk mund të jem më krenare se kaq për vajzën time”. 

Tina foli edhe për vajzën e vogël, Solange e cila duket se aktivizmin e kishte thirrje të brendshme që prej një moshe të vogël. “Solange firmoste peticione në shkollë. Ishte në klasën epestë dhe ia dilte të grumbullonte firma, kështu që ka qenë gjithnjë aktiviste”.

Nëna e Beyonce ndau detaje edhe për anëtaren e Destiny’s Child, Kelly Rowland, e cila u shpërngul  në familjen Knowles qëkur ishte 11 vjeçe.

“Kelly ishte gjithnjë fëmija që përpiqej të mbronte këdo”, tha Tina për Kelly-n, të cilën e ka konsideruar gjithnjë si vajzë.

Të treja vajzat e mia i trajtuan gjërat shumë ndryshe. Mësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e tyre. Gjithmonë lavdëroni ndryshimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave për të cilat mund të jeni krenarë për to”, deklaroi Tina.

You may also like ...