Irlandezët mund të jenë shumë romantikë dhe çdo katër vjet, ka një ditë që rolet ndryshojnë dhe gratë marrin përgjegjësinë për fatin e tyre. Në traditën irlandeze, 29 shkurti, është dita kur gratë mund t’i propozojnë burrave.
Por pse është tradita e tillë? Pse femrat propozojnë në 9 shkurt, e cila njihet edhe si Dita e Bachelor-it apo Privilegji i Zonjave?
Ashtu si shumë tradita irlandeze, kjo e ka origjinën në folklorin irlandez. Gratë që planifikojnë të propozojnë në ditën e brishtë (29 shkurt) kanë për të falënderuar Shën Brigid për traditën.
Shën Brigid është shenjtorja mbrojtëse e Irlandës. Vendi feston Shën Brigid më 1 shkurt, i cili tradicionalisht shënon fillimin e pranverës. Por si lidhet ajo me traditën e grave që u propozojnë burrave të tyre më 29 shkurt? Në fakt historia përfshin shenjtorin tjetër, më të famshëm të Ielandës, Shën Patrikun.
Historia thotë se Brigid u takua me Shën Patrikun në shkurt dhe donte t’i kërkonte që t’i lejonte gratë t’i propozonin partnerëve të tyre meshkuj që nuk e kishin bërë ende këtë hap. Shën Patriku u dha grave lejen për të propozuar martesë çdo shtatë vjet, por Shën Brigid arriti ta bënte pazare me të çdo katër vjet kur kishte një Ditë të brishtë.
Filmi Leap Year, i publikuar në vitin 2010, ku luan Amy Adams si një grua që udhëton në Irlandë për t’i propozuar të dashurit të saj është dëshmi se tradita është ende e respektuar nga të paktën disa njerëz.
- Ilnisa “bie në kurthin” e Erjolës
- 2024, një vit i brishtë! Pse shkurti ka 29 ditë një herë në katër vjet?