Header

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur

Producenti dhe prezantuesi i njohur James Lipton, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar bashkëshortja e tij për “TMZ”.

Lipton ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, në shtëpinë e tij në New York. E shoqja është shprehur për “TMZ”, se ai do të mbahet mend gjthmonë si një person që e ka dashur punën dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar.

Gjatë karrierës së tij televizive, Lipton ka intervistuar emra të famshëm të ekranit si Morgan Freeman, Sean Penn, Betty White, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Howard, Anthony Hopkins etj.

You may also like ...