Header

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

FILE - In this Feb. 12, 2020, file photo, Chitetsu Watanabe, 112, poses next to the calligraphy he wrote after being awarded as the world's oldest living male by Guinness World Records, in Joetsu, Niigata prefecture, northern Japan. The Japanese man who received his certificate as the world's oldest man with a raised fist and big smiles earlier this month has died at 112. Guinness World Records confirmed Tuesday, Feb. 25, 2020 he had died Sunday. (Kyodo News via AP, File)

Japonezi Chitse Watanabe, i lindur në vitin 1907, kishte marrë certifikatën e Librit të Rekordeve Guinness me titullin si njeriu më i vjetër në botë në shtëpinë e të moshuarve. Sot u raportua se ka ndërruar jetë.

Japonezi, i cili vinte nga prefektura veriore e Niigatas, dikur deklaronte si sekret të jetëgjatësisë së tij pozitivitetin.

Njeriu, thoshte ai, nuk duhet të shqetësohet dhe gjithmonë duhet të jetë i buzëqeshur.

Deri verën e kaluar, Watanabe kishte bërë ushtrime matematikore çdo ditë.

Ai ishte baba i 5 fëmijëve. Kishte 12 nipër e mbesa dhe 16 stërnipër e stërmbesa.

Watanabe kishte ndjekur një shkollë bujqësore dhe kishte shërbyer për ushtrinë japoneze në Luftën e Dytë Botërore.

Deri sa doli në pension, kishte punuar në administratën bujqësore në Niigata.

Më 5 mars 2020, Watanabe do të mbushte 113 vjeç.

You may also like ...