Elon Musk ka gjetur një shef të ri ekzekutiv për të drejtuar Twitterin. Lajmin e bëri me dije vetë Musk në Twitter, platformën sociale të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë Dollarë.
Musk nuk zbuloi identitetin e shefit të ri, por tha se “ajo” duke lënë të kuptohej se do të ishte një femër, “do të fillonte pas 6 javësh” dhe do të bëhet shefe ekzekutive e kompanisë.
Kohët e fundit, ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të emëruar dikë tjetër në krye të “Twitter” në mënyrë që të fokusohej në bizneset e tij të tjera.
Musk është akuzuar më parë nga aksionerët për braktisjen e Tesla-s pas marrjes së tij në Twitter dhe për dëmtimin e markës së kompanisë së makinave.
“Përpjekja për të balancuar Twitter, Tesla dhe SpaceX si CEO (është) një detyrë e pamundur që duhej të ndryshonte”, tha Dan Ives nga firma e investimeve Wedbush Securities.
Sipas dy raporteve të mediave amerikane, Wall Street Journal dhe Variety, shefja e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino është në bisedime për t’u bërë shefe ekzekutive e Twitter.
- Me çmim marramendës, dalin në shitje lentet që ‘kanë parë’ koncertin e Taylor Swift
- Prestigjiozja “The Times”: Kënga e Shqipërisë një vajtim mistik!