Pas dasmës madhështore në Toskana të Italisë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj zgjodhën të shijonin muajin e mjaltit në një vend të veçantë si Liqeni artificial Montagnoli.
Me anë të disa fotove, çifti u shfaq në malet italiane duke treguar kështu një destinacion jo fort të zakonshëm për një moment të tillë, kur zakonisht ciftet e reja preferojnë më së shumti plazhet ekzotike. Duket megjithatë se e gjithë kjo nuk ishte e planifikuar përpara.
Këtë, Arbana e tregoi pëfmes një postimi në Instagram. “Nuk kishte njeri në plan të vinte në Dolomite. Ishim nisur për Tiranë kur dikush tha rrugës për në Aeroport “Pse s’ia fusim nja tre ditë lart në mal?” Dhe ja ku jemi. Blemë këpucët e duhura. Morëm malet. Në valixhe kam vetëm fustane me lule”, ka shkruar ajo.
Moderatorja e njohur dhe partneri i saj e kurorëzuan lidhjen e tyre disa vjeçare në 17 qershor, në një ceremoni private ku ishin të ftuar personazhe të njohur të ekranit dhe showbizit shqiptar.
- Ndarja me Elgin, Olsi Bylyku sqaron një herë e mirë të vërtetën!
- Fqinjët e Nicki Minaj po firmosin peticion që reperja të largohet nga banesa e saj!