Header

“Mos guxoni!” Adele kundërshton trendin e gjuajtjes me sende të fansave

Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas duke kundërshtuar trendin më të fundit të fansave që po godasin artistët me objekte në skenë.

Trendi nisi muajin e kaluar kur Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, e ndjekur nga shuplaka që iu dha Ava Max apo një fanse që hodhi hirin e nënës së saj në skenë në koncertin e Pink.

Adele, e cila performon gjatë fundjavave në “Ceasar’s Palace Hotel & Casino” ndaloi pëer një moment dhe tha: A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, unë do t’ju vras.

Ajo nisi të qeshte dhe tha se “mund të gjuante sende ndaj audiencës”.

You may also like ...