Header

Moderatori i njohur bëhet baba për herë të dytë

Moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të dytë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aktori ka bërë me dije se “Zoti i ka bekuar për herë të dytë”, teksa ka ardhur në jetë vajza e tyre.

Me anë të disa fotove të postuara, nga festa e ardhjes në shtëpi, Doriani ka zbuluar portretin e vogëlushes dhe emrin e saj, Ajmi, ndërsa edhe djali i çiftit duket mjaft i lumtur për “ardhjen e re”.

Kujtojmë se Doriani dhe Iva u bënë prindër të një djali më shumë se 1 vit më parë, për të cilin zgjodhën emrin Brois.

 

 

 

You may also like ...