Miley Cyrus e zhgënjyer nga industria e muzikës: “Është hera e parë që po më marrin seriozisht në Grammy”
Miley Cyrus ka folur së fundmi për karrierën e saj artistike.
Në një intervistë të re për “W Magazine”, Miley u shpreh se i duhej të priste kaq shumë vite për të fituar respekt nga industria e muzikës.
“Mos më keqkuptoni, por unë e bëj këtë për 20 vjet. Kjo është hera e parë që po më marrin seriozisht në Grammy, “tha ajo, katër muaj pasi fitoi dy çmime për këngën “Flowers”.
Më pas ajo theksoi: “U mundova të kuptoja cilat janë kriteret, sepse nëse duam të flasim për statistika dhe shifra, atëherë ku isha? Nëse doni të flisni për ndikimin në kulturë, ku isha unë përsëri?’
Së fundi, ajo shtoi: “Nuk bëhet fjalë për arrogancë, thjesht jam krenare për veten”.
Miley Cyrus u bë e famshme nga roli i saj si ‘Hannah Montana’ kur ishte vetëm 12 vjeç. Ajo luajti në spektaklin e Disney Channel nga viti 2006 deri në vitin 2011. Më pas, ajo iu përkushtua ekskluzivisht këngës, duke numëruar dhjetëra hite për kredinë e saj.
- Jul Deda paralajmëron Jetmir Salajn për padi: “Shpifje dhe prishje imazhi”
- Çiljeta Xhilaga shpallet finalistja e parë e “Ferma VIP”