Header

Milano bëhet gati për finalen e Champions League, “San Siro” pret 46 mijë tifozë

Milano po përgatitet për natën e madhe të së shtunës. Galleria Vittorio Emanuele tashmë shkëlqen me ngjyrat zikaltër dhe flamujt që valëviten në ballkone. Një pjesë e tifozëve do të ndodhen në stadiumin e Stambollit, por një pjesë akoma më e madhe do të qëndrojnë në Milano për të mbushur sheshet, rrugët dhe shtëpitë e qytetit. Ditën e nesërme “San Siro” do të mbushet me 46,200 zemra zikaltër të cilët në ankth do të ndjekin Interin e tyre në një monitor të madh brenda stadiumit.

Nga Piazza Duomo në Piazza Castella e deri te të gjitha qendrat e tjera kryesore të qyetetit. Prefekturadhe Selia e Policisë kanë përgatitur gjithçka për sigurinë maksimale. Kontrollet me një numër të madh agjentësh do të nisin në mëngjesin e së shtunës. E gjithë zona përreth stadiumit, ku do të mblidhet pjesa më e madhe e tifozëve, do të jetë e rrethuar dhe e mbyllur për trafikun e zakonshëm.

Aty nuk do të lejohet përdorimi i alkoolit, ndërsa brenda stadiumit do të lejohen birra me përmbajtje alkooli jo më shumë se 5 gradë. Në rast suksesi, pas ndeshjes zikaltërit do të duhet të largohen nga stadiumi dhe përtej çdo festimi pasues në rrugët e Milanos, përshëndetja me ekipin do të planifikohet për të dielën pasdite, nga ora 15:30 e tutje, ku Inzaghi bashkë me lojtarët do të vendosen në një autobus të hapur dhe do të ndjekin rrugët e caktuara nga Selia e Policisë.

You may also like ...