Header

Mikela e tha vetë: Kjo është arsyeja e “ftohjes” së marrëdhënies së saj me Efin

Pas përfundimit të “Big Brother VIP” u duk sikur marrëdhëniet mes dy vajzave u ftohën. Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Teksa ndjekësit aludonin ç’mund të kishte ndodhur mes tyre, ka qenë vetë Mikela ajo që ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo tregon se në fakt, vajzat vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura. (Gocat duhet ta kuptojnë)

Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen:

“Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”.

Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

You may also like ...