Samantha Jones (Kim Cattrall) u rikthye në “And Just Like That” në një skenë shumë të shkurtër, e cila u xhirua pa dijeninë e asnjë pjesëtari të kastit.
Skena në fjalë tregon një bashkëbisedim në telefon mes Samantha-s dhe Carrie-s, por në fakt, nuk ka pasur një bisedë reale mes tyre. Duke marrë parasysh që Kim Cattrall dhe Sarah Jessica Parker nuk kanë qenë shumë miqësore me njëra-tjetrën në vitet e fundit, gjithsesi, Sarah foli për momentin e rikthimit dhe u shpreh: “Isha shumë e lumtur për idenë. Ishte shumë e bukur dhe isha shumë e kënaqur”.
Ç’ka ndodhur më parë mes tyre?
Në vitin 2018, Kim iu përgjigj publikisht ngushëllimeve të Sarah, për vdekjen e papritur të vëllait të saj, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Ime më më pyeti sot: “Kur do të të lërë të qetë ajo hipokritja Sarah Jessica Parker?”. Fakti që ti më kontakton gjithmonë është një kujtim i dhimbshëm se sa mizore ke qenë asokohe dhe tani”.
Më tej, vijoi:
“Më lejo të ta bëj shumë të qartë (Nëse nuk ka qenë deri tani): Ti nuk je familja ime! Ti nuk je mikja ime! Kështu që, po ta shkruaj për të fundit herë që të ndalosh së shfrytëzuari tragjedinë tonë për të rikuperuar personalitetin e “vajzës së mirë”.
Më pas, në 2021, Sarah i ktheu përgjigje komentit të dikujt, duke mohuar zërat se nuk e ka shumë qejf Kim.
“Jo, nuk është se nuk e pëlqej atë. S’e kam thënë kurrë. Kurrë nuk do e them. Samantha s’është pjesë e kësaj historie (referuar “And Just Like That”), por ajo do të jetë gjithnjë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi ku jemi dhe çfarë bëjmë”, shoqëruar me një emoji me zemër blu.
Nuk e dimë nëse sot vajzat i kanë lënë pas mosmarrëveshjet, apo nëse do të ketë një reagim nga Samantha, presim…
- I shfrytëzon njerëzit? Georgina shfaqet duke ia larë kokën mikeshës së saj
- Luiza Gega magjike, triumfon në Kampionatin Europian Ekipor