Header

Michelle Obama hap një kompani ushqimi që fëmijët të ushqehen shëndetshëm

WASHINGTON, DC - MAY 28: First lady Michelle Obama prepare flat bread pizza with vegetables harvested from the White House Kitchen Garden with children from two New Jersey communities that were affected by Hurricane Sandy and all the children who helped plant the garden last April at the White House May 28, 2013 in Washington, DC. The first lady was joined by students from Somerville, Massachusettes, Knox County, Tennessee, Milton, Vermont, Washington, DC; and Union Beach and Ship Bottom, New Jersey. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Michelle Obama njoftoi se ka krijuar një kompani të re që synon të prodhojë ushqim dhe pije të shëndetshme për fëmijët.

Duke folur në një konferencë në New York, Michelle Obama tha se produktet e kompanisë të quajtura “PLEZi Nutrition” do të jenë më pak të dëmshme për shëndetin e fëmijëve në planin afatgjatë, pasi do të kenë më pak sheqer dhe përmbajtje më të pasur ushqyese.

Ajo tha se mësoi se nuk mund të bëhet ndryshim duke punuar nga jashtë për të sjellë ndryshim në këtë fushë. Obama theksoi se duhen kërkuar mënyra të ndryshme për të punuar brenda sektorit dhe për të ndryshuar industrinë ushqimore,  shkrunjnë mediat e huaja.

Obama tha se nuk synon të prodhojë vetëm produkte të shëndetshme me këtë kompani dhe shpreson gjithashtu të nisë një garë që do ta bëjë industrinë ushqimore më të shëndetshme.

Sipas saj, fëmijët në SHBA konsumojnë sheqer shumë më të lartë se nivelet e rekomanduara dhe nuk marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese. Obama deklaroi se synon të përmirësojë ushqyerjen e fëmijëve përmes kompanisë “PLEZi Nutrition”.

Bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Michelle Obama, nisi nismën “Let’s Move” në vitin 2010 për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme në vend.

You may also like ...