Header

Messi në videoklipin e këngës së re të Maluma-s

Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma ka surprizuar fansat me këngën e re të titulluar ‘Trofeo’, me prezencën e super yllit argjentinas Lionel Messi.

Në videoklip Messi është në një stadium teksa shihet që mban në duar edhe një trofe.

Mendohet se xhirimet për videoklipin e këngës janë realizuar në fillim të këtij muaji ku këngëtari ndau për ndjekësit e tij një sërë fotosh nga stadiumi i Miami-t.

Maluma bëri një foto përkrah Messit i cili i dhuroi një fanellë me autografin e tij.

Tashmë dihet që Maluma është një tifoz i madh i futbollit dhe shpesh në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë foto me fanellën e kombëtares së Kolumbisë. Në vitin 2022 këngëtari bashkëpunoi me këngëtaren Nicki Minaj dhe artisten tjetër libaneze Myriam Fares për të sjellë këngën zyrtare të Kupës së Botës e cila u mbajt në Katar.

You may also like ...