Header

Mesazhi prekës i Ronaldo Sharkës për të atin: Po mësohem me ikjen e tij!

Ronaldo Sharka ka ndarë një mesazh për ndjekësit në rrjetet sociale. Duke treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit, ai thotë se po përpiqet që të jetojë me kujtimin e babait, edhe pse është e vështirë.

“Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem te përshtat ne këtë lufte edhe mamin. Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme.”- tha ai.

Kujtojmë se i ati i Ronaldos u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

You may also like ...