Pas lajmeve të shumta për ndarjen e tyre, JLo dhe Ben Affleck janë parë së bashku në publik. Ata janë fotografuar në rrugë bashkë pas më shumë se një muaji.
Lopez dhe Affleck u fotografuan në Los Angeles së bashku të enjten , më 16 maj, teksa morën pjesë në një event për të mbështetur fëmijët e aktorit. Jennifer mban një buqetë me lule në dorë ndërsa bisedon me Ben.
Një burim tha se dyshja mbërritën veçmas, por të dy u panë me unazat e martesës teksa largoheshin nga eventi. Fotografitë nga 16 maji tregojnë Affleck duke marrë Lopez me Emme, vajzën e saj, pas ngjarjes.
Dalja vjen ndërsa thashethemet për krizën në martesën e tyre vazhdojnë të qarkullojnë në media.
Lajmet për ndarjen e tyre u përhapën pasi dyshja në disa evente radhazi nuk janë parë bashkë. I fundit ishte Met Gala ku Jenn parakaloi vetëm në tapetin e kuq dhe në after party.
- Dua Lipa, në listën e të famshmëve më të pasur në MB
- “Ishte shumë traumatike”, Amos Zaharia flet për divorcin e Elias nga Princ Leka