Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut, pasi ka lënë bashkëshortin e saj, Princin Harry, vetëm në shtëpi, ndërsa ajo shijon jetën e natës në Montecito, Kaliforni.
Sipas gazetares, Petronella Wyatt, Meghan është bërë pjesëmarrëse e rregullt e ambienteve argëtuese, shpesh herë pa shokun e saj mbretëror. Në një postim të fundit në Twitter, Petronella zbuloi: “Miqtë e mi që banojnë pranë tyre shpesh hasin Meghan në këto ambiente. Duket se ajo preferon ta lërë Harry-n në shtëpi”.
Petronella shtoi gjithashtu në një postim të dytë se, “Meghan është bërë mike me dikë nga një familje shumë e famshme amerikane, pasuria e të cilit e kalon atë të Windsors”. Gazetarja u tall gjithashtu me Markle, 41 vjeçe, për marrjen e një çmimi Women of Vision, duke postuar, “Të dhënat e saj rrezikojnë të kapërcejnë atë të Ajnshtajnit dhe Nelson Mandelës”.
Ky zbulim ka ngritur dyshime dhe ka ndezur spekulime rreth marrëdhënies së çiftit. Megjithatë, jo të gjithë janë të impresionuar nga angazhimet sociale të Meghan.
- Ka një arsye se pse CV-ja e miliarderit Elon Musk është vetëm një faqe!
- Sipas Forbes, kjo është aktorja më e pasur në botë, e cila nuk ka trashëguar pasurinë