Header

Me një fustan aspak tradicional, martohet Kozeta Kurti!

Gazetarja Kozeta Kurti dhe partneri i saj Hektor Duri kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë nëpërmjet një ceremonie private këtë fundjavë. Në darkën me të ftuar familjarë dhe miq të ngushtë mes tyre edhe emra të njohur VIP, çifti ‘vulosën’ dashurinë e tyre për të cilën kanë qenë gjithmonë diskretë.

Nusja kishte zgjedhur një fustan aspak tradicional, ndërsa vellon gazetarja e njohur ka preferuar ta mbajë në ngjyrë të zezë.

Ndër këto të ftuarit VIP qenë të pranishëm Olta Bokën, Gerta Mahmutaj, Anxhela Peristeri, Era Rusi, Enkel Demi si edhe Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.

Ka qenë pikërisht Ardit Gjebrea që e zbuloi publikisht se Kurti do t’i jepte fund beqarisë në korrik. Më pas gjatë natës së dytë të gjysmëfinales të Këngës Magjike edhe vetë Kozeta më pas e konfirmoi.

You may also like ...