Luiz Ejlli arriti që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” të rrëmbente zemrat e mbarë shqiptarëve dhe tashmë që është jashtë shtëpisë po shijon suksesin e tij. Ende pa kaluar 24 orë, Luizi mbajti koncertin e parë.
Klubi ku ai ka përformuar u mbush me qindra fansa të këngëtarit. Gjatë performancës së Luizit në skenë është ngjitur edhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Ai i ka dedikuar moderatores këngën e shkruar posaçërisht për të dhe njëzëri gjithë publiku ka kënduar me të, duke u krijuar një atmosferë shumë magjike.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në finalen e madhe të “Big Brother VIP”. Celebrimi u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës, dhe këngëtari dhe moderatorja i thanë zyrtarisht “po” njëri-tjetrit dhe u shpallën ligjërisht burrë dhe grua.
Kiara Tito zgjodhi që të marrë mbiemrin e Luizit, dhe prej së shtunës zyrtarisht moderatorja njihet si Kiara Ejlli. Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë romanca e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëi, pasi njohja e tyre duhet thënë ka qenë në kushte jo të zakonshme..
- Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik pasi mungoi në kurorëzimin e Mbretit Charles
- Rita Ora mbërrin në Liverpool, gati për ‘Eurovision 2023’