Header

Lushnje/ Aksident mes tre automjetesh, plagoset një person

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në fshatin Gorre të Lushnjes.
Mëngjesin e sotëm, tre automjete u përfshinë në aksident, nga i cili ka mbetur një person i plagosur rëndë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Një mjet bujqësor është goditur nga një kamionçinë tip Benz me targa AA 461 DY e ngarkuar me bidonë me qumësht, ndërsa kamionçina është goditur nga një tjetër makinë Benz.
Si pasojë mjeti bujqësor dhe kamionçina kanë përfunduar në kanal, njoftojnë burimet, por nuk janë konfirmuar ende nga policia.
Nuk dihet shkaku që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

You may also like ...