Ka pasur aludime të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Luizit me familjarët e tij. Nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesa e tij dhe Kiarës të organizuar finalen e “Big Brother VIP”.
Prej disa javësh Luizi ndodhet në SHBA ku po mban koncerte për gjithë shqiptarët atje. Ai u dha fund edhe zërave për raportet me motrën kur publikoi një foto krah saj dhe kunatit të tij.
E në mënyrën e tij origjinale ai ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij. Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”
- Emina Çunmulaj në podcastin e Ramës flet për adoleshencën e vështirë dhe si ia doli të bëhej modele
- Sipas ekspertëve, Meghan Markle dhe Princ Harry mund të ‘rrënohen’ ekonomikisht