Header

Luiza Gega nuk dorëzohet, ylli i atletikës do të garojë në Kampionatin Botëror e dëmtuar

Lajme pozitive vijnë nga Hungaria ku po zhvillohet Botërori i Atletikës ku shpresat më të mëdha të Shqipërisë janë bazuar te Luiza Gega që edhe pse e dëmtuar ka vendosur të marrë pjesë.

Dëmtimi muskular nuk e ka penguar kampionen e Europës të konfirmojë pjesëmarrjen sonte në mbrëmje në garën kualifikuese në 3000 metra me pengesa.

Luiza Gega do të jetë pjesë e Baterisë 3, ndërsa gara e saj do të startojë sot në mbrëmje në orën 20:23. Pesë vendet e para të secilës bateri sigurojnë kualifikimin për në finale.

Gega dhe Stërmasi kishin deklaruar që më parë se synimi në kampionat do të ishte të paktën vendi i katërt, dhe maksimumi arritja tek zona e medaljeve.

Kampionia shqiptare ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë verës, por për gati dy javë ka qenë e detyruar të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar.

You may also like ...