Shumë është folur gjatë këtyre muajve për shfrytëzimin e imazhit të Luizit nga njerëz të caktuar. Mes tyre edhe nga tre persona që pretendonin se ishin miqtë e tij: Mario Deda, Jon Ndoja dhe Meridian Ramçaj.
Por, Luiz Ejlli duket se ka lënë pas të shkuarën që pas daljes nga BBV. Ai duket se ka hatërmbetje me shokët e tij të vjetër. Gjatë daljeve publike nuk i ka kursyer thumbat dhe tani ka bërë një gjest të papritur.
Duket se miqësia ka marrë fund njëherë e mirë pasi Luizi i ka hequr nga Instagrami Marion dhe Jonin.
Kujtojmë që Joni ishte njëri prej atyre që dëshmoi mbi dashurinë e tij me Kiarën në dasmë.
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.
Dhe duket se u është referuar pikërisht atyre. Të paktën kështu n aka bërë të mendojmë pasi Luizi i ka hequr të tre nga Instagrami. Ai i hoqi ata disa ditë më parë dhe i riktheu sërish. Por, tani duket se ka vendosur përfundimisht mos t’i ketë më ‘miq’.
- Martesa e Britney Spears me Sam Asghari në krizë! Zbulohen detaje!
- Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ‘sherr’ në rrjete sociale