Header

Lojtarët nuk kanë më të drejtë të pështyjnë në fushë

Futbollistët nuk do të kenë të drejtë të pështyjnë gjatë ndeshjeve për shkak të përhapjes së mundshme të koronavirusit, thotë Kryetari i Komitetit Mjekësor të FIFA-s.

Pështyma mund të ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ajo qëndron në fushë për orë të tëra dhe rrezikon përhapjen e COVID-19.

Me futbollin i cili në mënyrë graduale po fillon të rikthehet, Michel D’Hooghe ka paralajmëruar se futbollistët do të duhet të ndryshojnë mënyrat e tyre në fushë për arsye shëndetësore dhe sigurie.

”Kjo është një praktikë e zakonshme në futboll dhe nuk është shumë higjenike”, tha D’Hooge.

”Kështu që kur fillojmë përsëri futbollin, mendoj se duhet ta shmangim atë në maksimum. Pyetja është nëse kjo do të jetë e mundur. Ndoshta gjyqtarët mund të japin një karton të verdhë”.

”Është joigjenike dhe një mënyrë e mirë për të përhapur virusin. Kjo është një nga arsyet pse duhet të kemi shumë kujdes para se të fillojmë përsëri”, u shpreh ai.

You may also like ...