Header

Lizzo sqaron deklaratën e saj: “Nuk do largohem nga muzika”

Lizzo, jo vetëm nuk do heqë dorë nga muzika, por nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pse pati një skandal ku u akuzua për ngacmim seksual nga kërcimtaret e saj.

Lizzo ka sqaruar së fundmi deklaratën e saj duke thënë se nuk ka ndërmend të heq dorë nga muzika.

“Dua ta bëj këtë video për të sqaruar se kur thashë ‘heq dorë’, doja të thoja se kam hequr dorë nga vëmendja që i kam dhënë energjisë negative. Sigurisht që nuk do heq dorë nga lumturia ime më e madhe në jetë që është të bërit muzikë dhe të qëndruarit në kontakt me ju. Dhe e di që nuk jam vetëm. Në asnjë mënyrë apo formë, nuk e besoj se nuk ka njerëz të tjerë që po përjetojnë të njëjtën situatë si unë”, u shpreh këngëtarja.

Lizzo e përfundoi mesazhin e saj: “Do të vazhdoj të eci përpara dhe të vazhdoj duke qenë unë”.

Të premten, vetë Lizzo deklaroi se po lodhej nga kjo situatë që po e vinte në pozitë në jetë dhe punë, ndaj tha se hiqte dorë. Tani i përgënjeshtroi deklaratat më këtë sqarim të dytë.

You may also like ...