Header

Liridalja deri në 17:30, ndalim qarkullimi nis të premten

Nga sot nisin disa lehtësime në fashën e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara, por nga ana tjetër janë rritur masat penale.

Fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Ajo që duhet nënvizuar është se do të vijojë të ketë të drejtën e daljes vetëm një person nga familja.

“Hyrja në dyqane është e lejuar vetëm për një person të autorizuar për çdo familje, për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë me afat 90 minuta brenda fashës së orarit 05:00 –17:30” thuhet në urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë që mban datën 10 prill.

Hyrja në të gjitha njësitë tregtaret që lejohet të hapen duhet të bëhet me radhë, duke ruajtur distancën e sigurisë prej 1.5 mera nga njëri tjetri. Çdo dyqan duhet të sigurojë maska dhe doreza për punonjësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe solucion dezinfektues për të gjithë personat që hyjnë në ambientet e tij.
Ndërkohë për fundjavën kufizimi i lëvizjes do të nisë të premten, ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00. Ndryshe nga fundjava që lamë pas ku kufizimi i lëvizjes nisi të shtunën në orën 13:00 deri në orën 05:00 te se henes.

Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqimore, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe të atyre kompanive mediatike si dhe shërbimet në banesa.

You may also like ...