Header

Liam Payne anulon turneun për shkak të problemeve shëndetësore

Këngëtari me famë botërore ka anuluar turneun e tij për shkak të një infeksioni të rëndë në veshka. Ish anëtari i ‘One Direction’ është tërhequr nga koncertet në Amerikën e Jugut pasi shkoi në spital. 29-vjeçari tha se po ndiqte urdhrat e mjekëve.

Ai u kërkoi falje fansave që kishin blerë bileta dhe tha se shpresonte të ricaktonte datat e tjera. Në një deklaratë të postuar në Instagram, Payne tha: “Më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut.

Gjatë javës së kaluar, unë kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekut janë që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem.”, tha këngëtari i cili do të këndonte në Peru, Kili, Brazil, Argjentinë, Meksikë dhe Kolumbi.

You may also like ...