Dje raportuam se Gaga po puthej me një mashkull misterioz, ndëra sot ajo e ka konfirmuar vetë lidhjen.
33-vjecarja publikoi një fotografi tepër intime në Instagram ku dukej se po shijonte kohën me CEO-n e teknologjisë, Michael Polansky ndërkohë që ishte në një jaht në Florida.
Bukuroshja kishte veshur një palë bikini blu, ndërsa qëndronte në krahët e të dashurit të saj.
Imazhi që ajo zgjodhi tregonte se ishte tepër e lumtur.
‘Bëmë shumë qejf në Miami. Dashuri për të gjithë monstrat dhe tifozët e mi të vegjël, ju jeni më të mirët! ‘ shkroi aktorja në përshkrimin e saj, duke shtuar një zemër të kuqe.