Vetëm 94 persona ndjek në Instagram një nga njerëzit më të famshëm dhe të ndjekur në planet, Kylie Jenner, dhe një prej tyre është këngëtarja shqiptare Anxhelina.
Dhe nuk po flasim për një ‘follow’ të rastësishëm sepse dy vajzat janë mikesha. Aq sa kalojnë kohë bashkë, udhëtojnë bashkë e sigurisht vishen matchy-matchy.
E së fundmi ylli i “The Kardashians” ka publikuar një foto në InstaStory ku ka treguar se ajo dhe këngëtarja kanë veshur të njëjtat këpucë duke e etiketuar krahas fotos së postuar.
Ato së bashku me disa miqë të tyre ndodhen prej ditësh në Paris, ku fillimisht morën pjesë në në koncertin e Beyonce. Madje, Kylie publikoi edhe një foto nga limuzina e tyre duke shkuar në concert bashkë me Anxhelinën.
Mbrëmjen e djeshme ato kanë pritur bashkë ditëlindjen e makeup artistit, Ariel. Ky i fundit kujdeset për Kylien prej vitesh dhe është po ashtu mik i Anxhelinës. Prej tij janë njohur edhe dy vajzat.
- Reperi i famshëm del në publik veshur me printin e pazakontë!
- Elvis Pupa ‘thumbon’ reperat shqiptarë