Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme kërkesën e SPAK-ut që të arrestojë deputetin Arben Ahmetaj.
Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët autorizuan SPAK-un që të ushtrojë edhe kontroll në banesën e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.
Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm votuan pro.
Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqje.
- Modelja e ‘Victoria’s Secret’, Karlie Kloss bëhet nënë për herë të dytë
- Natalie Portman fal tradhtinë e bashkëshortit: Ai i pranon kushtet…