Header

Kualifikueset Euro 2024/ Shqipëria në kërkim të fitores së dytë radhazi, ja ndeshjet e sotme

Shqipëria rikthehet sot në mbrëmje në fushën e lojës ku do të përballet në transfertë me Ishujt Faroe. Kombëtarja jonë shihet si favorite në këtë sfidë për të marrë tre pikët dhe për të shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në këto kualifikuese.

Në Grupin E, aty ku ndodhemi edhe ne, tjetër sfidë që do të luhet sot do të jetë ajo mes Moldavisë edhe Polonisë. Aktualisht renditja në këtë grup është me Republikën Çeke në vendin e parë me 7 pikë, në vendin e dytë Polonia me 3 pikë, në vendin e tretë Shqipëria me 3 pikë, Moldavia në të katërtin me 2 pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë.

Në Grupin A, Norvegjia do të përballet me Qipron dhe Skocia me Gjeorgjinë. Në këtë grup, Skocia kryeson me 9 pikë, Gjeorgjia me 4 pikë, Spanja në vendin e tretë me 3 pikë, Norvegjia në vendin e katërt me 1 pikë dhe Qipro në vendin e fundit me zero pikë.

Grupi F do të ketë sot dy sfida, ku Austria do të përballet me Suedinë, ndërsa Estonia me Belgjikën. Austriakët kryesojnë grupin me 7 pikë, Belgjika ndodhet në vendin e dytë me 4 pikë, Suedia me 3 pikë në vendin e tretë dhe Estonia dhe Azerbajxhani në dy vendet e fundit të tabelës me nga 1 pikë.

Në Grupin G, Bullgaria do të presë në shtëpi Serbinë dhe Hungaria Lituaninë. Renditja në këtë grup sheh Serbinë në krye me 6 pikë, Hungarinë në vendin e dytë me 4 pikë, Malin e zi në vendin e tretë me 4 pikë, Lituaninë në vendin e katërt me 1 pikë dhe Bullgarinë në vendin e fundit me po 1 pikë.

Tre ndeshje do të luhen nga Grupi J, ku Bosnja Hercegovina do të përballet me Luksemburgun, Islanda me Portugalinë dhe Liteshtein me Sllovakinë. Padyshim që kreun e grupin e mbanë Portugalia me 9 pikë, në vendin e dytë Sllovakia me 7 pikë, në vendin e tretë Luksemburgu me 4 pikë, Bosnja renditet në vendin e katërt me 3 pikë, Islanda në vendin e pestë me 3 pikë dhe Liteshtein në vendin e fundit me 0 pikë.

You may also like ...