Header

Kryeministri Rama: ‘Studentët e mjekësisë 5 vite punë në Shqipëri, më pas diplomohen’

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e marra në këshillin e ministrave.

Rama është shprehur se studentët e mjekësisë pas mbylljes së studimeve duhet që më pas të bëjnë 5 vite punë në vend.

“Në kushtet kur Gjermania dhe shtetet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim ketë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë.

Që do të thotë çdo student i Mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për t’u pajisur me diplomë duhen edhe 5 vjet në shërbim të këtij populli. Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, por është absolutisht zgjedha e tyre.

Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vitin e 1 ka vetëm një zgjedhje. Ata që do duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik do duhet të plotësojnë këtë kusht.

Nuk ndryshon asgjë në thelb të së drejtës dhe ushtrimit të profesionit por ama duhet të bëhet këtu, sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa, nuk paguan që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat, të ikin që ditën e parë, ama patjetër që nuk u ndalet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të lagohen nëse duhet të largohen, por për vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.”

 

You may also like ...