Header

Kroaci-Shqipëri, mes 10 ndeshjeve më të bukura të EURO2024

“Kampionati Europian i Futbollit 2024” përfundoi me Spanjën fituese. Në Gjermani ka pasur shumë ndeshje të paharrueshme dhe UEFA ka përzgjedhur 10 më të bukurat.

Në mesin e këtyre ndeshjeve, është edhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi me rezultatin 2:2.

Ishte ndeshja e dytë e Grupit B, në të cilin Shqipëria u rendit e fundit me një pikë. Pikën e fitoi në ndeshjen dramatike me kroatët.

Qazim Laçi shënoi në minutën e 11, ndërsa Andrej Kramariq barazoi 1:1 në minutën e 74. Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi një autogol. Por, mesfushori në minutën e pestë të kohës shtesë realizoi gol për t’i siguruar pikën e madhe “kuqezinjve”.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5-1), Turqi-Gjeorgji (3-1), Kroaci-Itali (1-1), Holandë- Austri (2-3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1-2), Gjermani-Spanjë (1-2), Spanjë-Francë (2-1), Holandë-Angli (1:2).

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

You may also like ...