Header

Kim flet për ndarjen nga Pete Davidson: Ndihem në faj

“The Kardashians” tashmë transmetoi premierën e sezonit të rradhës ditën e sotme, ku yjet e ‘reality’-t ndanë me shikuesit detajet nga ngjarjet më të bujëshme të ndodhura.

Një ndër to ishte edhe ndarja e Kim nga komediani Pete Davidson.

Kim Kardashian më në fund po flet për ndarjen e saj në gusht 2022 nga Pete Davidson. Ish-ët u takuan për nëntë muaj përpara një ndarjeje në dukje miqësore, por të pashpjegueshme.

Pa përmendur emrin Pete, Kim tha: “Ndarjet thjesht nuk janë gjëja ime… Jam krenare për veten”.

“Ne kishim shumë diskutime dhe bisedime, kishim folur gjatë për ndarjen”, shpjegoi Kim. “Është padyshim e trishtueshme. Ishte e vështirë dhe për të që të përballonte gjërat që po bëntë ishi im në atë periudhë.”

42-vjeçarja vuri në dukje që nuk preferon marrëdhëniet kalimtare e do që të jetë në lidhje afatgjata, si romanca e saj nëntë-mujore me Pete. Kardashian shtoi gjithashtu në një intervistë  se është e shqetësuar se askush nuk do të dojë të takohet me të për shkak se ajo ka fëmijë, është në të 40-at dhe nuk dëshiron të “merret me drama”.

You may also like ...