Header

Kiara Tito publikon foton e parë të unazës: Zemra plot!

Pas daljes së saj nga “Big Brother Vip Albania” dhe pas propozimit surprizë që mori gjatë prime-t, Kiara Tito ka publikuar foton e unazës që e propozoi Luizi.

Përbri kësaj foto, Kiara shkruan:

“Zemra plot, aq shumë u gëzova dje sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë rihyrjes time në shtëpinë e Big Brother.

Çdo mesazh, koment apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua! Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja!”

You may also like ...