Header

Kiara Tito në pritje të ëmbël? Luiz Ejlli turbullon rrjetin

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi se Kiara mund të jetë shtatzënë, ku në një foto ajo shihet me barkun e rrumbullakosur, por çifti e ka mohuar.

Mirëpo, së fundmi Luizi ka turbulluar sërish rrjetin me një postim në faqen e tij të Instagramit.

Këngëtari ka postuar një foto ku ai dhe partnerja e tij Kiara Tito shfaqen të lumtur duke mbajtur në krahë një foshnjë.

“Sa shpejt kalojnë vitet … Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga “Big Brother” dhe ja ku jemi sot.

Po bëj prova për story që do bëjmë pas disa kohësh…”, ka shkruar Luizi mbi foton e publikuar, duke e shoqëruar me një shenjë që shkel syrin.

Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se çifti është në pritje të ëmbël, por edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga të dy ata.

You may also like ...