Header

Këto janë 20 qytetet më të mira në botë për ushqime, sipas Time Out

Disa turistë zgjedhin për të pushuar apo udhëtuar në një qytet bazuar në ofertat kulturore të destinacionit duke përzgjedhur muzetë dhe galeritë më të mira për t’u vizituar. Të tjerë shikojnë qytetet me jetë nate plot bujë ose zgjedhin një destinacion që pret një festival ose ngjarje.

Por për shumë turistë, pjesa më emocionuese e çdo udhëtimi është ushqimi. Këta janë udhëtarët që zgjohen ditën e parë të udhëtimit të ngazëllyer për të gjitha kënaqësitë e kuzhinës që i presin: nga tregjet e përhapura që ofrojnë ushqime të shijshme lokale, te ushqimet në rrugë gjatë natës, te restorantet e pavarura që ofrojnë pjata të veçanta që nuk do t’i harroni kurrë.

Dhe janë pikërisht këta turistë që “Time Out” ka pasur parasysh kur ka listuar 20 qytetet që ofrojnë ushqimet më të mira në botë.

QYTETET MË TË MIRA SIPAS “TIME OUT” PËR USHQIM PËR VITIN 2024:

1. Napoli, Itali

2. Johannesburg, Afrika e Jugut

3. Lima, Peru

4. Qyteti Ho Chi Minh, Vietnam

5. Pekin, Kinë

6. Bangkok, Tajlandë

7. Kuala Lumpur, Malajzi

8. Mumbai, Indi

9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

10. Portland, SHBA

11. Liverpool, Britani e Madhe

12. Medellín, Kolumbi

13. Sevilje, Spanjë

14. Porto, Portugali

15. Marrakech, Marok

16. Lyon, Francë

17. Sydney, Australi

18. Montreal, Japoni,

19. Canaa, Brazil

20. Kopenhagë, Danimarkë

You may also like ...