Header

Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

Kendall Jenner ka ndezur thashethemet se ajo është kthyer me Bad Bunny .

Ylli 28-vjeçar i ‘Kardashians’ u kap në turmë në koncertin e reperit në Orlando, Florida të premten mbrëma, duke ndezur thashethemet se ata janë rikthyer së bashku pas ndarjes së tyre në dhjetor 2023.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, modelja ishte veshur me bluzë me kapuç, të zezë dhe kishte vënë syze për të mos u dalluar, megjithatë nuk i shpëtoi syrit të njerëzve.

Rikujtojmë që para dy javësh, Jenner dhe Bunny u panë duke flirtuar në festën pas Met Gala-së në New York.

You may also like ...