Header

Katy Perry zbulon këngën e re “Woman’s World” në fustanin me bisht 200 metra të gjatë

Këngëtarja Katy Perry tregoi pak nga teksti i këngës së saj të ardhshme “Woman’s World” në një mënyrë aspak të zakontë. Katy veshi tekstin e këngës në një copëz në pjesën e pasme të fustanit të saj Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris.

Fustani i saj i kuq kishte një bisht prej 200 metrash të gjatë, ku në të shkruhej teksti i këngës së re. Ndërsa ishte e vështirë të lexosh fjalët e renditura me shkronja të mëdha, fansat të cilët u munduan të lexonin shpejt, dhanë versionin e tyre të këngës.

“Është bota e një gruaje dhe ju jeni me fat që jetoni në të / Seksi, me vetëbesim / Kaq inteligjente / Ajo është e dërguar nga qielli / Kaq e butë, kaq e fortë,” fillon dhe mbaron, “Zjarr në sytë e saj / hyjnore femërore / Ajo ka lindur për të shkëlqyer.”- ishin këto disa fragmente nga teksti i këngës së saj më të re Woman’s World”.

Me gjithë promovimin spektakolar, kënga e re do të publikohet më 11 korrik.

 

Katy Perry's long dress train printed with 'Woman's World' lyrics

Katy Perry's long dress train printed with 'Woman's World' lyrics

 

Katy Perry reveals new song lyrics on her dress (literally) :  r/popheadscirclejerk

You may also like ...