Këngëtarja Katy Perry u përball me një situatë të sikletshme në transmetim live të “American Idol” mbrëmjen e së hënës.
“Crop top-i im u zbërthye”, ka shkruar ylli i popit 39-vjeçar në një video që postoi në llogarinë e saj në Instagram.
Në videon e postuar nga vetë ajo, Perry shihet e veshur me një bluzë argjendi, prej metali, teksa anëtarët e ekipit përpiqeshin ta rregullonin me mjete të ndryshme.
“Dua që bluza ime të qëndrojë mbi mua!” tha ajo duke u përkulur përpara me një pamje të shqetësuar në fytyrën e saj ndërsa ekipi i saj përpiqej të rregullonte bluzën e grisur.
- Shqipëria, vend kampion për rritjen e pasagjerëve që fluturojnë
- Kate Winslet tregon pse e lë në tualet kupën e Oscar