Header

Kate Winslet flet për raportin me regjisorin e “Titanic”

Kate Winslet ka folur së fundmi për grindjen e saj të përfolur me James Cameron.

“Ekziston një pjesë e imja që ndihet pothuajse e trishtuar se gjërat budallaqe, spekulative të ‘Titanic’ në atë kohë lanë në hije marrëdhënien aktuale që kam me të. Ai e di që unë do të jem gati për çdo gjë. Ndonjë sfidë, ndonjë drejtim që më jepni? Do ta provoj”, tha Winslet për Variety.

Cameron i tha gazetës, “Nuk ka pasur kurrë një përçarje mes nesh. Ajo pati depresion pas lindjes dhe kjo përkoi dhe me rolin e saj si Rose. Kate dhe unë kemi folur për faktin se personazhet e saj lënë një ndikim ndonjëherë dramatik tek ajo.

Thashethemet për grindje erdhën nga komentet që Winslet bëri në një intervistë për Rolling Stone në 1998, tre muaj pas publikimit të “Titanic”. Ajo tha, “Unë do të punoja përsëri për Jim Cameron nëse do më jepnin shumë para.”

“Titanic” i solli sukses Winslet , por ishte një rrugë me gunga, pasi ajo gjithashtu mori shumë vërejtje fyese për trupin e saj.

“Në fakt u lëndova. Kam pasur një familje të bukur, por gjithçka që ka parë familja ime është: ‘O Zot, Kate ka marrë pjesë në një film vërtet të madh’ . Por ata nuk e dinin që ishte vërtet e vështirë mes kritikave.” tha aktorja për Variety.

Winslet ka treguar më parë se ajo u quajt “e  shëndoshë” gjatë lulëzimit të atij filmi hit dhe se komentet e mediave i konsideronte “ngacmuese” dhe “abuzive”.

You may also like ...