Princesha e Uellsit i është nënshtruar një operacioni abdominal në një spital privat në Londër dhe do të qëndrojë në spital deri në dy javë, sipas një njoftimi të Kensington Palace.
“Lartësia e saj Mbretërore Princesha e Uellsit u shtrua në klinikën e Londrës ditën e djeshme për një operacion të planifikuar abdominal”, thuhet në deklaratë.
“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në një deklaratë.
Operacioni, i cili u zhvillua të martën ishte mjaft i rëndësishëm për ta mbajtur atë në spital deri në dy javë dhe pritet që rikuperimi mund të zgjasë deri në tre muaj. Kensington Palace tha se do të përditësojë me lajme vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.
- Sot 556 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
- Sofia Vergara: “Jam në kërkim të dashurisë”