Header

Kate Middleton del nga spitali 14 ditë pas operacionit

Kate Middleton u kthye këtë të hënë në shtëpi në Windsor pas një qëndrimi 14-ditor në Klinikën e Londrës në Marylebone pas operacionit abdominal.

Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Princesha e Uellsit është kthyer në shtëpinë e saj në Windsor për të vazhduar shërimin pas operacionit. Përparimi i saj është i mirë.

Princi dhe Princesha dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ekipin në Klinikën e Londrës, dhe në veçanti stafin e përkushtuar të infermierisë, për kujdesin që kanë ofruar.” Zëdhënësi shtoi se familja vazhdon të jetë mirënjohëse për urimet që kanë marrë nga e gjithë bota.

Princesha e Uellsit, sipas njoftimit fillestar, nuk pritet të kthehet në detyrat zyrtare para Pashkëve. Sidoqoftë, koha e saktë do të varet nga këshillat e mjekëve. Ndërkohë, Princi William do të kthehet në detyrat e tij publike pasi Kate të jetë mirë.

Në të njëjtën kohë, Mbreti Karli III po qëndron i shtruar në të njëjtën klinikë, ku u shtrua tre ditë më parë për një operacion për shkak të zmadhimit të prostatës.

You may also like ...